LAJMI I FUNDIT:

Ferguson serioz për Dzekon

Ferguson serioz për Dzekon

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko kërkohet nga menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Sipas Mail on Sunday, sulmuesi i vetëm në radarin e skocezit është Dzeko dhe Ferguson është i gatshëm të mposhtë rivalët e hidhur Manchester City për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit boshnjak.

City dëshiron të ofrojë 20 milionë euro që në afatin kalimtar të janarit, por nëse kjo shtyhet deri në verë, United do të jetë një konkurrent i fuqishëm në këtë drejtim./Telegrafi/