LAJMI I FUNDIT:

Mourinho mohon se dëshiron të rikthehet në Angli

Mourinho mohon se dëshiron të rikthehet në Angli

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar se ai ka thënë se dëshiron të rikthehet në kampionatin anglez.

“Jam takuar me gazetarin shumë kohë më parë për një libër të dedikuar për Sir Alex Ferguson. Nuk e kam diskutuar këtë temë me këtë gazetar, por kam folur vetëm për rolin e trajnerit në vende të ndryshme që e karakterizon karrierën time profesionale”.

“Kam përmendur dallimet historike dhe kulturore dhe jo preferencat personale. E kam bërë vetëm për të lartësuar përvojën e Sir Alex Ferguson në Manchester United. Siç mund të lexoni kam thënë se e dua Interin, jam i lumtur në Inter dhe jam duke ndërtuar këtu. Ky është realitet dhe kjo është e vetmja që do të them deri në fund të kontratës time me klubin”, ka thënë Mourinho.

“Jam i zhgënjyer që nderimi im për Sir Alex Ferguson është shfrytëzuar në pjesë për mediat tjera dhe mbi të gjitha me një shtrembërim krejtësisht tjetër”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/