LAJMI I FUNDIT:

Hiddink planifikon të rikthehet në Premier

Hiddink planifikon të rikthehet në Premier

Sipas mediave në Angli, Guus Hiddink, ka refuzuar dy oferta të mira për punë, pasi dëshiron të rikthehet në Ligën Premier verën e ardhshme.

Përzgjedhësi i kombëtares ruse, i cili kaloi pesë muaj të shkëlqyeshme në Chelsea si menaxher i përkohshëm, është në prag për të udhëhequr një ekip për të gjashtën herë në një Kupë Botërore.

Hiddink ka ofertë nga Federata Ruse e Futbollit për të vazhduar në kreun e kombëtares, por strategu holandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Ai po ashtu ka pohuar se ka refuzuar një ofertë nga PSV, pasi sipas Mirror planifikon të rikthehet në Ligën Premier.

“E ardhmja ime është ende e paqartë dhe nga 18 nëntori mund të jem i lirë. Jam i përkëdhelur që Rusia më ka dhënë mundësinë të nënshkruaj marrëveshje të re dhe të mbetem me ta deri në vitin 2012. Por unë nuk dëshiroj t’i kushtoj shumë vëmendje ofertës në Rusi për momentin”, ka thënë Hiddink./Telegrafi/