LAJMI I FUNDIT:

Behrami mendon të largohet nga West Hami

Behrami mendon të largohet nga West Hami

Mesfushori kosovar Valon Behrami është duke dashur të largohet nga West Ham United.

Behrami i ka bërë këto komente në prag të takimit të djeshëm miqësor në mes të Zvicrës dhe Norvegjisë.

“E di se njerëzit në West Ham kanë besim në mua Ndoshta një ditë do të luaj për një klub më të madh. Megjithatë, për ta bërë këtë, duhet të arrij kulmin e aftësive të mia”, ka thënë Behrami.

“Unë vetëm e luaj futbollin tim nga dita në ditë. Nuk ka kuptim të flas për të ardhmen time të largët, kur nuk e di se çfarë mund të ndodhë nesër”, ka shtuar shqiptari.


Për Behramin janë të interesuara një varg klubesh evropiane, në mesin e të cilave edhe Juventus dhe Roma nga Serie A dhe Arsenali nga Liga Premier./Telegrafi/