LAJMI I FUNDIT:

Terry: Brazili nuk është aq impresiv

Terry: Brazili nuk është aq impresiv

Kapiteni i Chelseat dhe i kombëtares angleze, John Terry, thotë se ai nuk është i turpëruar nga humbja e djeshme ndaj Brazilit.

“Nëse jemi të kompletuar ne jemi po aq të mirë sa ata. Ne iu japim shumë merita atyre, por ndeshja ishte miqësore mbi të gjitha. Ishte vështirë të bësh presion. Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi”, ka thënë Terry.

“Brazili është një ekip shumë i mirë, por ne duhet të shikojmë në fuqinë tonë dhe kualitetin tonë. Ne mund ta krahasojmë atë me ekipet më të mëdha në botë. Ata kanë dobësitë e tyre si çdo ekip tjetër. Me të gjitha forcat mendoj se ne do t’i kishim mposhtur ata”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/