LAJMI I FUNDIT:

Fitore minimale e Portugalisë

Fitore minimale e Portugalisë

Portugalia ka arritur të fitojë me rezultat minimal përballë përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, në ndeshjen e parë të ‘play-ff’-it, ku këto dy kombëtare garojnë për një vend në Kampionatin Botëror 2010.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, i cili shënoi me kokë në minutën e 31-të.

Deri në fund të ndeshjes, boshnjakët patën disa raste për ta barazuar rezultatin, dhe ndoshta epilogu real i këtij takimi do të kishte qenë barazimi, pasi që mysafirët disa herë e goditën shtyllën, por nuk qenë me fat të shënojnë.

Sido që të jetë, ndeshja e kthimit që do të zhvillohet në Zenicë do të vendosë se cila nga këto dy përfaqësuese do ta sigurojë vizën për në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/