LAJMI I FUNDIT:

Brazili mposht Anglinë

Brazili mposht Anglinë

Anglia ka treguar një paraqitje të dobët duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Brazili në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit.

Pas një pjese të parë pa gola, rezultatin e theu Nilmar me të filluar pjesa e dytë, që ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Brazili pati edhe një rast tjetër për shënim, kur Nilmar u ndalua në zonën e rreptësisë nga portieri Ben Foster, por Luis Fabianon nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (56’).

Fabio Capello kishte një sërë mungesash në formacionin e parë përfshirë edhe Rio Ferdinand, John Terry, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, në mesin e të tjerëve, dhe shiriti i kapitenit i takoi Wayne Rooneyt.

Në ndeshje patën rastin ta dëshmojnë veten edhe Darren Bent dhe Shaun Wright Philips, por asnjëri nuk shkëlqeu me Anglinë që tregoi pak kërcënim në sulm./Telegrafi/