LAJMI I FUNDIT:

Robinho: Jam i lumtur në City

Robinho: Jam i lumtur në City

Sulmuesi braziliani Robinho thotë se ai është i lumtur në Manchester City.

Braziliani është lidhur me një transferim te Barcelona në afatin kalimtar të janarit, por lojtari ka thënë se është i lumtur në Angli.

“Jam shumë i lumtur me klubin tim. Njerëzit flasin shumë, por e vërteta është se unë përpiqem të jem në gjendje të luaj sërish. Është e rëndësishme që të bëj një punë të mirë për klubin, ashtu që të mund të ruaj për vendin tim”,

“Babai im më përfaqëson mua dhe babai im kurrë nuk ka dhënë intervista. Nuk dua të futem në probleme me askënd”, ka shtuar Robinho rreth spekulimeve që e lidhin me Barcelonën./Telegrafi/