LAJMI I FUNDIT:

Simao: Duhet ta respektojmë Bosnjën

Simao: Duhet ta respektojmë Bosnjën

Portugalia dhe Bosnje-Hercegovina do të zhvillojnë dy ndeshje të barashit për një vend që dërgon në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa anësori portugez Simao Sabrosa thotë se përfaqësuesja e tij nuk duhet t’i nënvleftësojë ballkanasit.

Të shtunën zhvillohet ndeshja e parë në Estadio Da Luz, ndërsa katër ditë më pas, këto dy përfaqësuese do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në Zenica.

“Është ndeshja më e rëndësishme në jetën tonë. Do të japim më të mirën nga vetja që të shënojmë fitore. Pa marrë parasysh se kush shënon, duhet të sigurohemi që Portugalia të shënojë fitore, ashtu që të mos kemi shumë vështirësi në ndeshjen e dytë”.

“Fitorja është krejt çka duam… Bosnja është një skuadër e shkëlqyer që ka lojtarë shumë të mirë. Është një skuadër të cilën duhet ta respektojmë. Sot nuk ka lojtarë të dobët dhe përfaqësuese të dobëta”, ka thënë Simao në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/