LAJMI I FUNDIT:

Adriano: Kam mundur të përfundoj si Enke

Adriano: Kam mundur të përfundoj si Enke

Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka deklaruar se ka qenë shumë pranë që të bëjë vetëvrasje pasi kishte rënë në depresion, sidomos pas vdekjes së babait të tij.

Adriano ka folur për vdekjen tragjike të portierit gjerman Robert Enke, i cili këtë javë bëri vetëvrasje duke i dalë trenit përpara, duke thënë se e njëjta gjë ka mundur ta gjejë edhe brazilianin.

“Depresioni ekziston në sport dhe ne nuk duhet ta nënvleftësojmë këtë problem. Është e domosdoshme që të trajtohet ky problem”.

“Më pati kapluar edhe mua, dhe diçka e ngjashme (sikurse vdekja e Enkes) ka mundur të më ndodhë edhe mua”.


“Kjo ndodhi në vitin 2004 pas vdekjes së babait tim. Unë përjetova diçka të tillë dhe përfundova duke pasur probleme me alkoolin”, ka thënë për La Repubblica
ish-sulmuesi i Interit.