LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Wayne Rooney

Kapiteni Wayne Rooney

Mungesa e kapitenit të Anglisë, John Terry dhe zëvendëskapitenit Rio Ferdinand, shumë lehtë mund të bëjë që Wayne Rooney të marrë shiritin e kapitenit të Anglisë.

Tre Luanët do të luajnë, po ashtu, në mungesë të Steven Gerrard dhe David Beckham, të cilët e kanë bartur më herët shiritin e kapitenit, prandaj sulmuesi i Manchester Unitedit është kandidat potencial për të qenë kapiten.

Që nga caktimi i tij si trajner i Anglisë, Fabio Capello kishte thënë se përkundër se është i ri në moshë, Rooney një ditë do të jetë kapiten i Anglisë, pasi që ai është një lider dhe është shembull i mirë në fushë. /Telegrafi/