LAJMI I FUNDIT:

Nani: Nuk kam probleme me Ferguson

Nani: Nuk kam probleme me Ferguson

Mesfushori i Mancheseter United, Nani, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë problemi me trajnerin e ekipit Sir Alex Ferguson dhe i pranon të gjitha vendimet e tij.

Nani rrezikoi të futet në një zënkë të madhe me Ferguson, pasi deklaroi se ai është mjaft i komplikuar dhe kishte shpjeguar sjelljen e tij ndaj futbollistëve. Por portugezi ka qenë i shpejt të mbulojë gjithçka.

“Shpesh flas me trajnerin për paraqitjet e mia. I pranoj vendimet e Ferguson, por dua të luaj më shpesh. Gjërat të cilat ndodhin në futboll duhet të qëndrojnë brenda zhveshtores”.

“Pas largimit të Cristiano Ronaldos doja të kem më shumë rol në ekip, por trajneri e bën formacionin. Doja të fitoj shans kundër Chelseat, por nuk arrita. Duhet t’i pranoni momentet e vështira, nuk kam problem me trajnerin”, ka thënë Nani./Telegrafi/