LAJMI I FUNDIT:

NBA: James rikthen shkëlqimin

NBA: James rikthen shkëlqimin

MVP i sezonit të kaluar në NBA, LeBron James, ka shënuar 34 pikë për të ndihmuar ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitore me rezultat 111-104 ndaj Miami Heat në Florida.

Dwyane Wade shënoi pikët më të larta në ndeshje, 36 gjithsej për vendasit, por ekipi i tij pësoi edhe humbjen e dytë të sezonit, krahas gjashtë fitoreve.

Mo Williams shënoi 25 pikë për Cavaliers, të cilët tash kanë gjashtë fitore dhe tre humbje këtë fillim sezoni./Telegrafi/