LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Kaka më i dobët në Real Madrid

Gattuso: Kaka më i dobët në Real Madrid

Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, thotë se ish-bashkëlojtari i tij Kaka ka humbur shkëlqimin e tij në Real Madrid.

Gattuso është i bindur se Kaka është dobësuar pasi Reali nuk është i përqendruar në formën fizike të lojtarëve.

“Ricky ishte mësuar të punojë shumë në formën e tij fizike me ne, madje edhe në ditët e pushimit. Sa mund t’ju tregoj unë, ka shumë pak punë fizike në Madrid dhe dikush si Kaka, i cili është mësuar të stërvitet shumë, dështon”.

“Kjo është se pse Kaka në Madrid është një lojtar më ndryshe se Kaka që të gjithë e njohim dhe e duam”, ka shtuar Gattuso./Telegrafi/