LAJMI I FUNDIT:

Essien: Chelsea mund të luajë pa kontingjentin afrikan

Essien: Chelsea mund të luajë pa kontingjentin afrikan

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, është njëri nga lojtarët që do t’u mungojë Bluve në vitin e ardhshëm gjatë Kupës së Afrikës, mirëpo ai thotë se skuadra do të vazhdojë suksesin edhe në mungesë të afrikanëve.

Essien (Gana), Salomon Kalou dhe Didier Drogba (Bregu i Fildishtë) dhe John Obi Mikel (Nigeria)- janë lojtarët kyçë të cilët do t’i mungojnë Chelseat në fillim të vitit 2010 për të qenë të pranishëm në Angola ku do të zhvillohet Kupa e Afrikane e Kombeve.

“Siç e dini ne kemi një skuadër të madhe dhe ata mund t’ia dalin edhe pa ne, dhe shpresoj që ata të vazhdojnë me fitore derisa ne do të mungojmë”.

“Dua ta përfaqësoj vendin tim dhe nuk mund të ndryshojmë asgjë sa i përket kësaj, duhet ta pranojmë dhe të përfundojmë ndeshjet me përfaqësueset, ndërsa pastaj do të kthehemi në klubet tona për të vazhduar punën”, ka thënë Essien për BBC Sport. /Telegrafi/