LAJMI I FUNDIT:

Maxwell i lumtur te Barcelona

Maxwell i lumtur te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Maxwell, ka deklaruar se është i lumtur në Camp Nou, përkundër se do të dëshironte të luajë më shumë për Blaugranët.

Ai është i vendosur të vazhdojë angazhimin e tij dhe ta bindë trajnerin Pep Guardiola se ai meriton një vend në formacionin bazë të katalunasve.

“Shpresoj që të jem gjithmonë në dispozicion (të trajnerit). Fatmirësisht, jam në formë të mirë fizike dhe jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, dhe gjithnjë mundohem të jap më të mirën nga vetja kur ai vendos të më inkuadrojë mua”.

“Shpresoj të vazhdoj me këtë formë dhe jam i lumtur- megjithatë dua të luaj- kjo është e kuptueshme. Secili lojtar stërvitet dhe bën gjithçka që është e mundur për të luajtur, por unë i respektoj vendimet e trajnerit dhe Abidal po luan shumë mirë”, ka thënë ish-lojtari i Interit për AS. /Telegrafi/