LAJMI I FUNDIT:

Perez e dëshiron Valdanon në rolin e trajnerit

Perez e dëshiron Valdanon në rolin e trajnerit

Jorge Valdano sërish shihet si opsion për të pasuar Manuel Pellegrinin në pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Sipas sportives spanjolle Sport, Menaxheri Gjeneral i Realit, Valdano, është kandidati kryesor për të pasuar kilianin nëse ky i fundit dështon të përmirësojë rezultatet.

Presidenti i klubit Florentino Perez nguron të sjellë ndonjë emër të ri nga jashtë dhe dëshiron që Valdano të marrë këtë detyrë, edhe pse argjentinasi nguron në këtë drejtim./Telegrafi/