LAJMI I FUNDIT:

Blutë dënojnë kampionin

Blutë dënojnë kampionin

Blutë kanë shënuar fitore minimale përballë kampionit në fuqi për të përforcuar pozitën e parë në tabelë.

Superderbi i javës së dymbëdhjetë në Ligën Premier, është zhvilluar të dielën në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Momenti i golit të John Terryt. Foto: AP

Golin e fitores për vendasit e shënoi kapiteni John Terry (76’) pas një krosimi të Frank Lampard nga gjuajtja e lirë.


Goli i shënuar me kokë nga mbrojtësi anglez rezultoi të kishte vlerën e tri pikëve, pasi që deri në fund të takimit, Djajtë e Kuq nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Me këtë fitore Chelsea përforcohet në vendin e parë me pesë pikë më tepër se Arsenali që mban pozitën e dytë me pikë të barabarta me Manchester Unitedin në pozitë të tretë. /Telegrafi/