LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso del në mbrojtje të Benitez

Xabi Alonso del në mbrojtje të Benitez

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka marrë mbështetjen e Xabi Alonsos, lojtarit largimi i të cilit përmenden si shkak i krizës që dominon në Anfield.

Alonso është i bindur se Benitez ‘është njeriu i duhur’ për t’i zgjidhur problemet e Liverpoolit dhe i ka këshilluar pronarët të mos bëjnë panik dhe të mos e shkarkojnë atë edhe pse të kuqtë janë afër eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Nuk është mënyrë e Liverpoolit ta shkarkojnë menaxherin pas disa rezultateve të dobëta në fillim të sezonit. Ata kanë besim të plotë në të dhe ai është njeriu i duhur për atë klub”.

“Ai është një menaxher i shkëlqyeshëm dhe sigurisht se është i aftë të menaxhojë përbërjen të cilën tash e ka në dispozicion. Liverpooli nuk do të marrë vendim të mirë nëse vendos ta ndërrojë trajnerin”, thotë Alonso./Telegrafi/