LAJMI I FUNDIT:

Sevilla siguron kualifikimin

Sevilla siguron kualifikimin

Ka mjaftuar vetëm një pikë përballë Stuttgartit, që Sevilla të sigurojë kualifikimin në raundin e radhës së Ligës së Kampionëve, dy xhiro pa përfunduar faza grupore.

Andaluzianët kaluan të parët në epërsi me anë të Jesus Navas (14’), ndërsa gjermanët barazuan me golin e Zdravko Kuzmanovic (79’), dhe me rezultatin 1-1 përfundoi takimi.

Me rezultat të njëjtë ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit G, e zhvilluar ndërmjet Unirea Urziceni dhe Rangers.

Pas xhiros së katërt, Grupit G i prin Sevilla me dhjetë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Unirea Urziceni me pesë pikë. /Telegrafi/