LAJMI I FUNDIT:

United dhe Bayern shënjestrojnë Buffonin

United dhe Bayern shënjestrojnë Buffonin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është sërish në shënjestër të skuadrave të mëdha, ndërsa njoftohet se Manchester United dhe Bayern Munich planifikojnë të bëjnë oferta në fund të këtij sezoni.

United është duke kërkuar një zëvendësues të Edwin van der Sarit, ndërkohë që menaxheri i gjeneral i Bayernit, Uli Hoeness, ka deklaruar se bavarezët kanë nevojë për portier.

Kështu, Tuttosport shkruan se të dyja skuadrat janë të lidhura me emrin e portierit italian. Gazeta italiane shkruan se Juve mund ta shfrytëzojë Buffonin për ta shkëmbyer me anësorin e Bayernit, Franck Ribery. /Telegrafi/