LAJMI I FUNDIT:

Kaka falënderon fansat e Milanit

Kaka falënderon fansat e Milanit

Ylli i Real Madridit, Kaka, ka qenë shumë falënderues për fansat e Milanit për pritjen e mirë të tyre në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në San Siro.

“Ishte e mrekullueshme, pikërisht si e pritja. Kam pasur momente të shkëlqyeshme në San Siro dhe kjo ishte një mbrëmje tjetër emocionuese. I falënderoj të gjithë fansat për këtë dhuratë”, ka thënë Kaka pas takimit.

“Nuk ishte e lehtë të merresh me aq shumë emocione, por unë isha i përgatitur për këtë dhe e dija se do të jetë vështirë. Do të përpiqem t’i mbaj nën kontroll këto ndjenja dhe të fokusohem në futboll”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/