LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Reali i meritoi tre pikë

Pellegrini: Reali i meritoi tre pikë

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, beson se ata e kanë merituar fitoren në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Karim Benzema shënoi për Real Madridin, para se Ronaldinho të barazojë për Milanin nga penaltia.

“Ndjehem komfort me përpjekjen e ekipit. Një pikë nuk ofron asgjë të veçantë ose të re. Do të më pëlqente që përpjekja të ishte reflektuar me një fitore në San Siro”.

“Patëm një pjesë të parë të mirë me 16 goditje në drejtim të golit. Ishte vetëm një ekip në fushë. Në pjesën e dytë, ata kontrolluan më shumë, por ne i mbajtëm ata mirë dhe kishim shanse për të siguruar tre pikë, që mendoj se do të kishte qenë e drejtë”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/