LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Do ta kaloj këtë mjegull

Benitez: Do ta kaloj këtë mjegull

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi anglez.

Në prag të takimit vendimtar ndaj Lyonit të vlefshëm për kualifikim në fazën e mëtejme të Ligës së Kampionëve, një eliminim nga kjo do t’i kushtonte Liverpoolit me 15 milionë dollarë humbje.

Kjo mund të çonte edhe te një shkarkim i Benitez, por spanjolli është i bindur se ai do të vazhdojë të drejtojë ekipin.

“Jam vërtet i kënaqur që jam këtu dhe dua të jem për një kohë të gjatë. Dhe kur kaloni nëpër një stuhi e mbani kokën lart dhe ne do të mundohemi t’i mbajmë lart”, ka thënë Benitez./Telegrafi/