LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Porto kualifikohen

Chelsea dhe Porto kualifikohen

Chelsea ka arritur të barazojë në Vicente Calderon përballë Atletico Madridit, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Ishte ky një duel i dyshes sulmuese Sergio Aguero-Didier Drogba, të cilët shënuan nga dy gola për skuadrat e tyre.

Aguero shënoi golin e parë në minutën e 66-të, ndërsa Drogba barazoi në minutën e 82-të.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi Blutë në epërsi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, ndërsa në minutën e 90-të, argjentinasi Aguero nuk ia lejoi fitoren Chelseat.


Në takimin tjetër të Grupit D, janë ndeshur APOEL Nicosia dhe Porto, me ç’rast mysafirët kanë shënuar fitore minimale për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj xhiroje, Chelsea mban vendin e parë me dhjetë pikë, ndërsa në të dytin gjendet Porto me nëntë pikë, kështu që në dy xhirot e mbetura këto dy skuadra do të luftojnë për vendin e parë. /Telegrafi/