LAJMI I FUNDIT:

Grupi A: Bordeaux dhe Juve fitojnë si mysafirë

Grupi A: Bordeaux dhe Juve fitojnë si mysafirë

Kampioni i Francës, Bordeaux, do të vazhdojë të ruajë kreun e grupit A të Ligës së Kampionëve, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 si mysafir ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Ish-mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, ishte i pari që kaloi francezët në epërsi duke shënuar me kokë tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë (37’), ndërsa dështimin e radhës për Bayernin e vulosi sulmuesi Marouane Chamakh në kohën shtesë të ndeshjes.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Juventusit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Mauro Camoranesi në fund të pjesës së parë të takimit (45’), për të shënuar fitore si mysafir i ekipi izraelit Maccabi Haifa.

Bordeaux që vazhdon të mbajë kreun me dhjetë pikë, tashmë e ka të siguruar kualifikimin. Juventusi në pozitën e dytë, me fitoren e sotme mbledh tetë pikë, ndërsa Bayerni vazhdon të mbetet në kuotën e katër pikëve./Telegrafi/