LAJMI I FUNDIT:

City do ta zëvendësojë Robinhon me Ronaldinhon?

City do ta zëvendësojë Robinhon me Ronaldinhon?

Spekulohet se Manchester City planifikon ta zëvendësojë Robinhon me një tjetër brazilian, yllin e Milanit, Ronaldinho.

Sport njofton se ‘pasanikët’ planifikojnë të fillojnë bisedime me Rossonerët për disponueshmërinë e Ronaldinhos dhe pastaj t’ia japin dritën e gjelbër Robinhos për t’u transferuar te Barcelona.

Robinho vazhdimisht ka qenë në shënjestër të skuadrave të ndryshme, ndërsa duket se transferimi te Blaugranët është më se i mundshëm.

Ndërkohë, City planifikon ta sjellë Ronaldinhon në skuadër, dhe përveç tij do të bëjë oferta edhe për Thierry Henry (Barcelona), Yossi Benayoun (Liverpool) dhe Franck Ribery (Bayern Munich). /Telegrafi/