LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Nuk e shes Milanin për asnjë shifër

Berlusconi: Nuk e shes Milanin për asnjë shifër

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk e ka në plan të shesë klubin e tij.

Kompania e Berlusconit, “Fininvest”, kohë më parë kishte dalë me një deklaratë për të mohuar spekulimet se Milani do t’i shitej një kompanie libaneze, apo manjatit shqiptar Rezart Taçi, që po ashtu është i gatshëm të investojë te klubi kuqezi.

Ndërsa tani, veti presidenti i klubit, i cili është pronar i Milanit që nga viti 1986, thotë se asnjë shumë parash nuk mund ta bindë që ta shesë klubin tij.

“Për dikë, i cili është i dashuruar, asnjë shifër nuk ia vlen sakrificës. Vetëm vullneti i mirë i të dashuruarit mund të triumfojë”.


“Sakrifikimin e Milanit do ta bëja vetëm atëherë nëse ekziston dikush që mund të jetë më i vlefshëm se unë ndaj klubit. Deri më tani askush nuk ka ardhur me kualitetet e duhura”, ka thënë Berlusconi. /Telegrafi/