LAJMI I FUNDIT:

Atletico sërish dështon të fitojë

Atletico sërish dështon të fitojë

Edhe pas zëvendësimit të trajnerit, Atletico Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Mallorcas para tifozëve të vet.

Takimi i zhvilluar të shtunën në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Mallorcas, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Kjo nuk ishte një ditë me fat për kryeqytetasit, të cilët edhe pse patën epërsinë prej dy lojtarësh në fushë, pas përjashtimit me kartonë të kuq të Josemi (27’) dhe Ramis (50’), nuk arritën ta mposhtin Mallorcan.

Për më shumë, Diego Forlan dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 28-të. Mirëpo ai arriti ta shndërrojë në gol penalltinë e dytë të akorduar për vendasit (52’).


Megjithatë, Atletico nuk arriti ta ruajë as këtë epërsi minimale deri në fund të ndeshjes, pasi që mysafirët barazuan rezultatin në fund të takimit (90’), ndërsa golashënues ishte Borja Valero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Kalo në kategori