LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Dua të takohem me Realin në finale të LK

Sneijder: Dua të takohem me Realin në finale të LK

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, thotë se dëshiron të takohet më ish-skuadrën e tij, Real Madrid, në finale të Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për “Sky Sport”, i pyetur nëse mendon për Los Blancos, holandezi është përgjigjur: “Kuptohet. Kam luajtur atje dy vite dhe gjithmonë i përcjell rezultatet e tyre”.

“Kam pasur raporte shumë të mira me të gjithë bashkëlojtarët dhe ua dëshiroj më të mirën, mirëpo unë ndjehem shumë mirë në këtë qytet dhe këtë skuadër, prandaj nuk është koha për të kujtuar të kaluarën”.

“Padyshim se do të ishte shumë e veçantë të luaja kundër tyre dhe shpresoj që kjo të ndodhë në finalen e Ligës së Kampionëve. Do të kishte qenë mirë dhe unë do të shpresoja për fitore”. /Telegrafi/