LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Isha ca i ashpër

Lippi: Isha ca i ashpër

Trajneri i kombëtares italiane Marcello Lippi ka thënë se ai ka qenë ca i ‘ashpër’ kur ka thënë se fansat e azurëve janë ‘turpërim absolut’.

“E nxora me vrull dhe mbase ishte ca e ashpër por, duke njohur djelmoshat dhe çfarë entuziazmi, pasioni dhe urie kishin ata, nuk mund të qëndroja i qetë”.

“Isha i nervozuar dhe reagova, por kjo është mënyra se si unë i mbroj ata. Kritikat dhe fishkëllimat gjithmonë kanë qenë ngazëlluese, edhe ato të drejtuara ndaj meje, por unë mbetem në detyrën time për të realizuar qëllime të caktuara”, ka thënë Lippi.

Azurët u kualifikuan për të Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, duke u renditur në pozitën e parë të grupit./Telegrafi/