LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid kërkon Eboue

Atletico Madrid kërkon Eboue

Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Emmanuel Eboue, sipas mundësive në muajin janar.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë është lidhur me Atletico Madridin edhe gjatë kësaj vere, por klubi spanjoll nuk dëshironte të paguajë shumën e kërkuar nga topçinjtë, që arrin vlerën e 9 milionë funteve.

Por tash duket se spanjollët dëshirojnë të ngritin ofertën e tyre, pas fillimit të dobët të sezonit në La Liga. Menaxheri Abel Resino është i etur të transferojë Eboue për t’i dhënë një stimulim ekipit të tij, por vetëm nëse edhe 26 vjeçari do të pajtohet të qëndrojë në linjën e pagave të këtij klubi./Telegrafi/