LAJMI I FUNDIT:

Henry dhjetë ditë jashtë fushe

Henry dhjetë ditë jashtë fushe

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, do të qëndrojë dhjetë ditë jashtë fushe si pasojë e një lëndimi që pësoi me përfaqësuesen e Francës në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Stafi mjekësor i Barcës ka vërejtur një lëndim te francezi, ndërsa “Marca” njofton se ai do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të cilën Blaugranët e zhvillojnë në Mestalla kundër Valencias.

Nga ana tjetër, lajme të mira vijnë sa i përket Zlatan Ibrahimovicit, i cili pësoi një lëndim të gjurit gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, mirëpo lëndimi është i lehtë dhe Ibracadabra pritet të jetë në fushë të shtunën mbrëma kundër Los Che./Telegrafi/