LAJMI I FUNDIT:

Perrotta: Roma mund ta mposhtë këdo

Perrotta: Roma mund ta mposhtë këdo

Këtë fundjavë Roma do të jetë mysafir i Milanit në San Siro për ta zhvilluar ndeshjen e javës së tetë në Serie A, ndërsa mesfushori romak Simone Perrotta thotë se Rossonerët do të jenë një test i vështirë për Romën.

“Mendoj se pavarësisht të gjithave, Milani është njëra nga skuadrat më të forta në Kampionat. Mendoj se dallimi i vetëm është se ata e kanë shitur një lojtar të madh si Kaka, dhe të gjithë e dinë se ai ka qenë çelësi i lojës së tyre. Pastaj u largua edhe trajneri…”.

“Skuadra jonë ka mbetur e njëjta, ndoshta kemi më shumë entuziazëm dhe mentalitet tjetër, ndërsa nën udhëheqjen e Ranierit kanë filluar të vijnë rezultatet. Duhet të luajmë deri në fishkëllimën e fundit, ne jemi Roma dhe mund ta mposhtim këdo”, ka thënë Perrotta për “Il Corriere dello Sport”./Telegrafi/