LAJMI I FUNDIT:

Robben kthehet në stërvitje

Robben kthehet në stërvitje

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, i ka shuar dyshimet se ai do të mungojë një kohë të gjatë, pasi që rikuperimi i tij po shkon shumë shpejtë.

Holandezi u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ndërsa është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta trajtuar lëndimin.

Gazeta gjermane “Bild” njofton se ish-lojtari i Real Madridit, të mërkurën është kthyer në fushën stërvitore, ndërsa pritet që në javën e ardhshme të stërvitet me bashkëlojtarët tjerë.