LAJMI I FUNDIT:

De Rossi te Juve pas Kampionatit Botëror?

De Rossi te Juve pas Kampionatit Botëror?

Njoftohet se mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, do të transferohet te Juventusi pas Kampionatit Botëror 2010.

Sipas “Corriere Dello Sport”, De Rossi po përcillet nga drejtuesit e Juves, ndërkohë që edhe Chelsea interesohet për shërbimet e tij.

Veç shumës së parave, Bianconerët ofrojnë edhe disa lojtarë për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian.

Lojtarët që mund të kalojnë te Roma si shkëmbim janë Christian Poulsen, Tiago, Lorenzo Ariaudo dhe Cristian Molinaro.