LAJMI I FUNDIT:

Iniesta i kënaqur me rekordin

Iniesta i kënaqur me rekordin

Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka deklaruar se ai kishte kërkuar nga trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, që të luajë kundër Bosnje e Hercegovinës, edhe pse nuk ishte rikuperuar plotësisht.

Me fitoren e të mërkurës mbrëma, ‘La Furia Roja’ ka përmbyllur fushatën kualifikuese me rekord prej dhjetë fitoresh në dhjetë ndeshje.

“Të gjithë jemi të stimuluar për të shënuar fitore. Dëshironim ta vendosnim emrin tonë në një rekord të ri dhe jemi të lumtur për këtë”.

“Isha i lënduar, por i thash trajnerit se dëshiroja të luaj dhe në fund ndodhi, dhe jam i lumtur për këtë. Po luajmë ashtu siç duhet të luajmë dhe tash jemi në rrugën tonë”, ka thënë mesfushori i Barcelonës për “AS”.