LAJMI I FUNDIT:

Materazzi frikësohet nga Juventusi

Materazzi frikësohet nga Juventusi

Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka pranuar se zikaltrit nuk do ta kenë të lehët në ndeshjen e të shtunës përballë Genoas, ndërkohë që thotë se konkurrenti kryesor për Scudetto këtë sezon do të jetë Juventusi.

“Juventusi ishte i frikshëm madje edhe në vitin e kaluar, sepse është një skuadër e fortë që nuk dorëzohet kurrë”.

“Ata mund të na vështirësojnë punët dhe kanë mjaft kualitet, prandaj ne do të luftojmë me ta deri në fund për Scudetto”, ka thënë Materazzi për ”Sky Sports”.