LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Askush nuk është më i mirë se Italia

Lippi: Askush nuk është më i mirë se Italia

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka lëvduar lojtarët e përfaqësues që udhëheq para ndeshjes kundër Qipros, edhe pse tashmë Azzurrët e kanë siguruar vizën për në Afrikën e Jugut.

“Nuk ka asnjë skuadër që është superiore ndaj kësaj Italie. Nuk dëshiroj të them se ne jemi më të mirë se të gjithë, por mund të themi se nuk jemi inferiorë ndaj askujt”, ka thënë Lippi për Rai Uno.

Ndërkohë i pyetur për temën aktuale në futbollin italian: nëse do ta ftojë Francesco Tottin në përfaqësuese, Lippi ka thënë se dera është e hapur për të gjithë lojtarët që do të tregojnë formë të mirë.