LAJMI I FUNDIT:

Henry kërkon formë të mirë të Francës

Henry kërkon formë të mirë të Francës

Sulmuesi francez Thierry Henry ka kërkuar nga bashkëlojtarit e tij që të tregojnë formë të mirë në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Austrisë, ashtu që të jenë të përgatitur për ndeshjet e ‘play-off’-it.

Përkundër formës së dobët gjatë kualifikimeve, Les Bleus kanë arritur të sigurojnë ‘play-off’-in, ndërsa sulmuesi i Barcelonës beson se përfaqësuesja e tij do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.

“Pas fitores kundër Ishujve Faro thashë se kjo ndeshje (kundër Austrisë) është parapërgatitje për ‘play-off’. Tash e kemi në mendje vetëm këtë gjë”, ka thënë Henry.