LAJMI I FUNDIT:

Diego: Jam kthyer në formën më të mirë

Diego: Jam kthyer në formën më të mirë

Mesfushori ofanziv i Juventusit, Diego, i ka siguruar tifozët bardhezi se ka kthyer formën e tij më të mirë, pas lëndimeve që ia pamundësuan të tregonte atë çfarë di të bëjë.

“Kam pasur disa probleme, por tash jam kthyer 100% në formë. Deri më tash jam lënduar tri herë këtë sezon, mirëpo nuk është diçka serioze”.

“Lëndimet muskulore janë pjesë e punës sonë. Ato ndodhin. Nëse unë jam ‘i thyeshëm’, atëherë të tillë janë edhe të gjithë lojtarët në botë”, ka thënë braziliani për “Corriere dello Sport”.