LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Do ta mposhtim Argjentinën

Suarez: Do ta mposhtim Argjentinën

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, është i bindur se kombëtarja e tij do ta mposhtë përfaqësuesen e Argjentinës në ndeshjen e të mërkurës dhe do të sigurojë kualifikim direkt në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

“Do të dalim në fushë për ta mposhtur Argjentinën. E dimë se nëse i marrim tri pikët, nuk do të kemi nevojë për asgjë tjetër. Ne mund të fitojmë dhe ky është qëllimi ynë kryesor: të kualifikohemi drejtpërsëdrejti në Kampionatin Botëror”, ka thënë Suarez.

Aktualisht Argjentina pozicionohet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Uruguai që mban vendin e pestë. Vendi i katërt siguron kualifikim direkt, ndërsa vendi i pestë duhet të shkojë në ‘play-off’. Uruguait i nevojitet vetëm fitorja, pasi që me barazim mund ta humbë edhe vendin e pestë, nëse Ekuadori mposht Kilin.