LAJMI I FUNDIT:

Lippi i jep shpresë Tottit

Lippi i jep shpresë Tottit

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, i ka lënë pak shpresë kapitenit të Romës, Francesco Totti, që ndoshta do të kthehet në përfaqësuese.

“Totti është një lojtar i shkëlqyer dhe nj person i mirë. E di se do të ketë shumë ‘torturë’ ndaj meje prej tash e deri në qershor”.

“Nuk dëshiroj të them emra, por unë do t’i marr vendimet për ekipin. Nuk do të përjashtoj asgjë, por në qershor mund të vijnë lojtarë të cilët nuk janë këtu tash për tash”, ka thënë Lippi.