LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Shpresoj që Reali ta transferojë Riberyn

Zidane: Shpresoj që Reali ta transferojë Riberyn

Legjenda franceze Zinedine Zidane, i cili aktualisht shërben si këshilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, shpreson që Los Blancos të sigurojnë shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

“Shpresoj që Real Madridi ta transferojë Franckun- kjo është dëshira ime”.

“Tash kur ka filluar sezoni ai duhet të lihet i qetë që të luajë për Bayernin. Mirëpo, shpresoj që ai të jetë në gjendje të nënshkruajë (në fund të sezonit për Realin)”, ka thënë Zizu për RTL.