LAJMI I FUNDIT:

Capello: Do të eksperimentoj kundër Bjellorusisë

Capello: Do të eksperimentoj kundër Bjellorusisë

Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka konfirmuar se do të bëjë prova në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë, duke qenë se Tre Luanët tashmë e kanë siguruar vizën për Afrikën e Jugut.

Kjo është një ndeshje për eksperimente, sikurse edhe ajo kundër Brazilit muajin e ardhshëm”, ka thënë italiani.

Capello ka përmendur emrat e James Milner dhe Gabriel Agbonlahor të cilët pritet të startojnë në këtë ndeshje, për të provuar diçka më ndryshe.