LAJMI I FUNDIT:

Në janar shkëmbimi Molinaro-Zuniga?

Në janar shkëmbimi Molinaro-Zuniga?

Juventusi është i gatshëm të bëjë shkëmbimin e mbrojtësit të krahut të majtë Cristian Molinaro, me mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Juan Camilo Zuniga.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës një mbrojtës të djathtë, ndërkohë që shkëmbimi Molinaro-Zuniga mund të realizohet shumë lehtë, pasi që Napoli e kishte ofruar këtë ide gjatë afatit kalimtar veror.

23-vjeçari Zuniga nuk është i kënaqur te Napoli, kështu që largimi i tij mund të ndodhë në janar, derisa Molinaro do të gjente një vend të sigurt në San Paolo.