LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro: Brazili dhe Spanja favoritë

Cannavaro: Brazili dhe Spanja favoritë

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka dhënë opinionet e tij në lidhje me favoritët për ta fituar Kampionatin Botëror 2010, ndërkohë që është tallur duke thënë se Italia mund ta heqë qafe atë vetëm nëse shpallet sërish kampion.

“Nëse e fitoj Kupën e Botës sërish, ju premtoj se do të largohem nga futbolli. Prandaj, nëse dëshironi të çliroheni nga unë, më lejoni ta ngre edhe njëherë kupën. Por kjo do të ishte një mrekulli”.

“Brazili dhe Spanja do të jenë një hap përpara të gjithëve, mirëpo ne jemi menjëherë pas tyre, së bashku me disa përfaqësuese tjera”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit për Ansa.