LAJMI I FUNDIT:

Barca dëshiron Sissokon

Barca dëshiron Sissokon

Barcelona është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Juventusit, Mohamed Sissoko, të cilin dëshiron ta sjellë në Camp Nou në sezonin e ardhshëm.

Sipas faqeve 24oredisport.com, Tuttojuve.com dhe Novantesimo.it, Blaugranët planifikojnë të ofrojnë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, i cili pritet që këtë fundjavë të kthehet nga lëndimi.

Juventusit mund t’i konvenojë kjo shifër parash, ashtu që të tentojë blerjen e mesfushorit të Real Madridit, Mahamadou Diarra, i cili do ta zëvendësonte Sissokon.