LAJMI I FUNDIT:

Conte: Vetëm Inter e Juve do të garojnë për Scudetto

Conte: Vetëm Inter e Juve do të garojnë për Scudetto

Mesfushori i dikurshëm i Juventusit, aktualisht trajner i Atalantas, Antonio Conte, mendo se gara e sivjetme për Scudetto do të zhvillohet vetëm ndërmjet Interit dhe Juves.

Bianconerët aktualisht gjenden prapa Nerazzurrëve në tabelë, ndërsa Conte mendon se të dyja skuadrat janë në nivel të njëjtë, porse vendimtar për suksesin e tyre do të jenë trajnerët.

“Mendoj se gjithçka do të varet nga trajnerët. Ciro Ferrara ka potencial të dukshëm dhe ka punuar mirë deri më tani. Jose Mourinho ka bërë që Interi të fitojë dhe ai meriton respekt”, tha Conte për “Il Giorno”.