LAJMI I FUNDIT:

Martina: Dzeko do të ishte i mirë për Juven

Martina: Dzeko do të ishte i mirë për Juven

Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina, beson se sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, do të ishte lojtar i përsosur për Juventusin.

Martina i cili është mik i mirë me babanë e Dzekos, Mito, thotë se boshnjaku është një sulmues kualitativ.

“Dzeko është si një fëmijë i artë. Ai e transformon veten në fushë. Ai ka kualitete të klasit të lartë dhe ka urinë e një sulmuesi të vërtetë”.

“Nuk është e fshehtë që ai dëshiron një klub më të madh. Një skuadër italiane do të ishte e mirë për të. A do të mund të luante për Juventusin? Absolutisht, por unë nuk kam folur as me të as me babanë e tij për këtë gjë”, ka thënë Martina për “Tuttosport”.